Kompleksi Turistik Arvenica ndodhet në aksin rrugor Vlorë-Radhimë pranë detit të mrekullueshëm Jon. Ne jemi një biznes familjar me përvojë shumëvjecare ku mund të kaloni pushimet e verës në një vënd të qetë dhe familjar.
Dhomat tona janë të pajisura me të gjitha kushtet dhe cmime të arsyeshme. Te Kompleksi Arvenica ju mund të gjëni një pamje spektakolare dhe relaksuese.
Aroma dhe freskia e detit është gjëja e parë që të zgjon në mëngjes dhe të shoqëron gjatë gjithë ditës përfshirë këtu një kafe ose një pije freskuese.
Në ditët o sotme qetësia siguria janë gjërat më kryesore për të pushuar sa më të qetë. Mirësetëvini në kompleksin tonë, kenaqësia tuaj detyrimi jonë.
Parking i garantuar dhe i sigurtë në kompleksin tonë.
Me WiFi të fuqishëm dhe të shpejtë në një linjë 24-orë pa ndërprerë.
Brënda paketës tonë keni falas edhe shezllona komodë dhe relaksues.
Kënd lojërash, ku fëmijët mund të lozin qetësisht.
Kompleksi Turistik Arvenica ofron xhiro turistike drejt gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit. Ju mund të shijoni pamjet spektakolare, plazhet magjepsëse dhe të virgjëra të pa eksploruara më parë edhe shpellën e Haxhi Alisë. Është shpella më e madhe e bregdetit shqiptar, me një lartësi në hyrje 60 metra mbi nivelin e detit.
Për rezervimet dhe më shumë informacione kontaktoni numrin:
Dhomat tek Kompleksi Turistik Arvenica, ofrojnë një pamje panoramike nga deti dhe parkim të garantuar. Janë dhoma të mëdha dhe moderne për tu siguruar klienteve tanë, pushime të qeta dhe të rehatshme.
Dhomat tona janë të pajisuara me të ghitha kushtet.